Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Në derbi pritet MILANI “klasik”, ja formacioni i FRIKSHËM I GATTUSOS

Leonardo dhe Paolo Maldini kanë ndjekur nga afër stërvitjen e mëngjesit të kuqezinjve dhe më pas kanë drekuar me Xhenaro Gatuzon. Dyshimet e këtij të fundit në lidhje me formacionin antiInter prekin disa reparte për shkak të formës së lojtarëve, megjithatë edhe të dielën pritet Milani “klasik”.

Kutrone dhe Romanjoli mësohet të jenë gati, megjithëse vijnë nga dëmtime që i penguan edhe ndeshjet me Italinë. Kesi ka luajtur 90 minuta dje me Bregun e Fildishtë, teksa edhe Suso e Rodrigez kanë akumuluar minutazh me kombëtaret përkatëse, por edhe këta duhet të jenë gati për Interin. Dyshimi real është ai në të djathtë të prapavijës, ku Abate duket i favorizuar ndaj Kalabrias për një fanellë titullari. Higuain dhe Çlahanoglu do të jenë përbërës së treshes ofensive, ndërsa Muzakio do të përkrahë Romanjolin, megjithëse edhe Kaldara është riaftësuar, ashtu si edhe Konti që stërvitet rregullisht me grupin.

Related posts

Andrea Pirlo: Ja cili është ekipi im ideal…

Sadik.Autor

Matthiu Valbuena nuk ndalet shënon super gol ndaj Antalyasporit

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Arsenali i bën gati 45 milionë euro për sulmuesin Cristian Pavon

Isa.Autor

Leave a Comment