Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

ELIMINIMI NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Trajneri i Apolonisë: Rezultat zhgënjyes, do të bëjmë analizë

Juri Kanarsa nuk e priti mirë këtë eliminim. Trajneri priste më shumë nga Apolonia dhe hapur e quan zhgënjyes rezultatin përballë Flamurtarit. Sulmi vazhdon të shpërdorojë dhe kjo e shqetëson italianin.

“Prisja më shumë nga skuadra, pasi e kishim përgatitur me kujdes këtë ndeshje. Është rezultat zhgënjyes eliminimi nga Kupa e Shqipërisë. Futbollistët ende nuk janë në më të mirën e tyre.

Sulmuesit duhet t’i shfrytëzojnë më mirë rastet për gol, pasi çdo rast ka rëndësinë e tij. Ne do të analizojmë humbjen dhe eliminimin, paçka se për pak ditë luajmë në kampionat dhe kemi një transfertë të vështirë me Tomorin”, tha tekniku për gazetën.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja çfarë ndodhi pak minuta para firmës së De Jong

Delo.autor

Firmosi kontratën 14 sekonda me vonesë në merkaton e verës, Silva më në fund mund të luajë

Q.Autor

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Isa.Autor

Leave a Comment