Futboll Shqipëri Sport

DUELI ME IZRAELIN/ “LEKSIONET” e De Biazit duhen shfaqur sot si “SEMINAR” për PANUCCIN

Sot në orën 20:45 në Beer Sheva do të zhvillohet takimi mes Izraelit vendas dhe Shqipërisë, një sfidë që luhet në kuadër të kompeticionit më të ri në europë “Nacional League”. Edhe pse lujnë 2 kombëtare të nivelit të dytë për nga rëndësia në futbollin europian, ky duel ka vëmendjen e të gjithëve pasi në lojë futen edhe faktorët gjeopolitik.

Izraelitët nuk dakordësojnë për asnjë rezultat tjetër përveç 3 pikëve për të shpresuar tek kualifikimi për më tej në grupin D ku bën pjesë edhe Skocia. Nga ana tjetër nuk ngelet pas Shqipëria e cila nga ana e saj del jasht loje nëse nuk rikthehet në Tiranë me një fitore. Suksesi për ekipin tonë kombëtarë është në disa dimesione sa i takon fatit jo vetën të futbollistëve kuqezi por edhe të vetë trajnerit Chruistian Panuccit.

Italiani duket në vështiresi, kjo për shkak të rezultateve negative por edhe të ngërçit me futbollistët që drejton pasi shpesh kemi parë kritika sesi “timonieri” italian implemEnton skemat e tij tek skuadra. E pra, fillimisht duhet të fitojë ndeshjen” brenda grupit më pas të shpresoj të fitojë në fushë kundër Izraelit i cili potencialisht niset favorit. Së pari ka në organikë disa nga futbollistët që po bëjnë mirë në arenën europiane si Dabbur apo Zahavi, pa lëne mënjëanë edhe faktorin fushë që bëhet gjithmonë përcaktues në këto kushte.

E megjithatë Shqipëria ka ditur të befasojë disa herë kur është nisur si skuadra për tu mundur. Kujtojë këtu suksesin me Portugalinë në transfertë, fitorja me Norvegjinë apo edhe vulosja e kualifikimit në “Euro 2016” me sigurimin e tre pikëve përballë Armenisë.

Për të arritur këtë duhet të bëjmë “De Biazin” ose më mirë të kopjojmë atë. Është shembulli më I mirë sesi arrihet tek suksesi me këtë ekip që për hirë të së vërtetës nuk ka lidera por forcën e skuadrës e bëjnë grupi i të gjithë lojtarëve. Fitorja arrihet duke mos humbur, arrihet duke mos pësuar , sigurohet duke qenë pragmatistë në rastet që të krijohen.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

E bujshme/ Gazetari italian “lëshon bombën”, Hysaj ka arritur akordin me PSG-në

Sadik.Autor

ZYRTARE: Shkarkohet trajneri i njohur i Premier Leagues

Q.Autor

MONTPELIER KALON NË VEND TË DYTË/ Marseja zhytet në krizë

Isa.Autor

Leave a Comment