Boks Sport

KHABIB nuk do “pushime”/ Thirrje “LUFTE” ish-kampionit MAYWEATHER: Eja të…(VIDEO)

Pas pezullimit nga UFC-ja, kampioni rus Khabib Nurmagomedov nuk ka ndërmend të qëndrojë pa luftuar. 30-vjeçari që rrëzoi nga froni Conor McGregorin është gati të sfidojë ish-kampionin e botës Floyd Mayweather, ndaj të cilit i ka bërë thirrje për përballje sa më të shpejtë.

Në xhungël ka vend vetëm për një mbret. Eja, Floyd, le të duelojmë së bashku. Ti je 50-0, unë 27-0. Jemi dy sportistë që nuk kemi humbur asnjëherë. Le të përballemi, mos refuzo. Natyrisht, që ai mbret i vetëm në xhungël do të jem unë. Ti nuk arrite ta hedhësh në tapet Conorin, ndërsa unë e shkatërrova shumë lehtësisht. Eja të duelojmë”, deklaron me anë të një videomesazhi Nurmagomedov.

Në rast se përballja finalizohet me sukses, mbarë bota do të ketë luksin të ndjekë një nga ndeshjet më fitimprurëse dhe më të pazakonta.

Mayweather nuk e ka herën e parë që të përballet për hir të spektaklit me sportistë që nuk janë profesionistë. Ai mposhti në një duel boksi irlandezin Conor McGregor, duke fituar qindra milionë euro.

Të shohim nëse ai do t’ia plotësojë dëshirën rusit Nurmagomedov, i cili mbetet ende kampion i UFC-së pas pezullimit nga federata.

 

Related posts

SUSO SHKATËRRON PORTËN/ MILANI dyfishon rezultatin me Sassuolon (VIDEO)

Isa.Autor

PRESIDENTI I “UFC”/ Dana White konfirmon dy duele për titullin e përkohshëm

Delo.autor

Kotobelli largohet nga Partizani, klubi i jep lamtumirën: “suksese në karrierë”

Sadik.Autor

Leave a Comment