Futboll Shqipëri Sport

DUELI ME IZRAELIN/ Shulku tregon çelësin e suksesit: Ja pse grupi i PANUCCIT premton siguri

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, foli për Rtsh në një intervistë para ndeshjes, ku analizoi gjendjen e ekipit në këtë moment prag Izraelit.

A është më mirë që Shqipëria të bjerë nga Liga C, dhe nga Liga D të futet në Europian..

Nëse zbresim, do luajmë me skuadra më të dobëta. Tashmë, Shqipëria e ka rritur pjacën, dhe jemi ndeshur edhe me skuadra më të mëdha se Izraeli e Skocia. Shpresojmë të rikthehemi te fitoret dhe te forma e mirë.

Të ardhura të bollshme nëse dalim të parët…

E para është ana sportive, duhet t’i lëmë poshtë këto ekipe, por, kush është ajo federatë që nuk do të donte më shumë të ardhura.

Çfarë ndodhi me Panuçin, që thotë që jam i lumtur tani?

Ndoshta edhe lojtarët janë ndërgjegjësuar më shumë, më përpara ndoshta nuk kanë dhënë atë që pritej. Në stërvitje kanë dhënë më të mirën, vetë tek lojtarët ekziston një entuziazëm i madh për këtë ndeshje.

Ka të bëjë kjo harmoni me zgjedhjen e kapitenit?

Edhe kjo ndoshta ka ndikim, por nuk është kryesore. Në ekip ka disa lojtarë që mund ta meritojnë shiritin. Zgjodhën lojtarin më të vjetër. Shpresoj që edhe ky të jetë një ogur i mirë, të dijë të mbledhë ekipin e të japim rezultat.

Related posts

LAÇI-SKËNDERBEU/ Momente tensioni në fushë, arbitri i mohon golin “kurbinasve” dhe… (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Trajneri PANUCCI padit NISHANIN: Gjykata shpall “në kërkim” ish-presidentin (DETAJE)

Isa.Autor

“PLESHTI” MAHNITI “DJAJTË E KUQ” ME “MAGJITË” E TIJ/ Shikoni reagimin epik të Pogba që po çmend rrjetin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment