Futboll Sport

RASHICA NUK MJAFTON/ Kosova i shkon afër historisë, por ndalet nga Ishujt Faroe (VIDEO)

Kosova i ka shkuar shumë afër historisë në ndeshjen e Nations League ndaj Ishujve Faroe. Ishte ekipi kosovar ai që kaloi në avantazh dhe kishte shumë mundësi të tjera për të shënuar akoma përsëri, por një gol befasues i vendasve në pjesën e dytë ka detyruar kosovarët të kënaqen vetëm me një barazim 1-1. Gjithsesi, Kosova ruan vendin e parë të grupit 3 të League D. Ekipi i Challandes e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Milot Rashica ka shënuar golin e karrierës në minutën e 9’ duke kaluar të tijtë në avantazh. Sulmuesi kosovar ka lëshuar një predhë të vërtetë nga rreth 30 metra duke befasuar portierin kundërshtar. Padyshim që një nga golat më të bukur të mbrëmjes. Kosova nuk e ul ritmin, por edhe Ishujt Faroe rrezikojnë në disa momente portën vizitorëve.

Kosova mbetet në kontroll të ndeshjes dhe kjo pasqyrohet nga përqindja e madhe e mbajtjes së topit. Lojtarët kosovarë mundohen të shfrytëzojnë superioritetin në aspektin teknik ndaj ishullorëve. Pas pushimit situata mbeti e njëjtë, Kosova vazhdoi të ishte aktive dhe në kërkim të golit të dytë, por gjatë një aksioni ku mbrojtja kosovare duhet të ishte treguar më e kujdesshme, vendasit gjejnë golin e barazimit me Joensen. Miqtë duan të arrijnë fitoren e parë jashtë fushe dhe nisin sulme konstante në drejtim të portës kundërshtare ndërkohë që Ishujt Faroe mundohen vetëm të mbrojnë rezultatin. Por minutat kalojnë dhe Kosova nuk gjen një mënyrë për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe duhet të kënaqet me një barazim. Edhe ndeshja tjetër e grupit mes Maltës dhe Azerbajxhanit ka përfunduar me një barazim 1-1.

Ndërkohë në ndeshjen e grupit 2 të League B, Rusia ka mposhtur pa shumë probleme Turqinë duke u ngjitur në vend të parë të renditjes. Rusët gjetën golin e merituar në minutën e 20’ falë Neustadter. Ndërsa pas pushimit ishte Cheryshev ai që vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 78’. Një Turqi e dobët në Stadiumin Olimpik të Sochit.

Related posts

“NDIZEN ËNDRRAT” ZIKALTËR/ Marotta PROJEKTON 3 super mesfushorët për INTERIN E MADH

Isa.Autor

Montella kërkon dy yjet e Barcelonës në Sevilla

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Kampionët e Italisë refuzojnë këmbimin me Real Madrid, ylli kërkon të shitet

Delo.autor

Leave a Comment