Futboll Shqipëri Sport

 DURO e thotë hapur: Tirana ekip i fortë, ndeshjen duhet ta kishim mbyllur në pjesën e parë

Klodian Duro, trajneri i Kamzës, në barazimin 1-1 përballë Tiranës në shtëpi është shprehur për Supersport se janë ndëshkuar nga një gol në kundërsulm, por është i kënaqur, sepse kanë barazuar dhe tentuan ta fitonin takimin.

“Mendoj që duhet ta pranojmë këtë rezultat sot që na dhuroi fusha. Ishte shumë e vështirë se humbëm më Skënderbeun, por unë kam qenë në kontakt dhe bëra përpjekjet maksimale për të khthyer lojtarët në stërvitje. Sot u munduam që të luanim mirë. në pjesën e parë luajtëm më mirë. Të pësosh gol nga një korrne dhe në një moment shumë të shpejtë të pësosh, për këtë më vjen keq, por ne jemi në gjende të përballojmë dhe të marrim rezultate. Sot ishim më të kushtëzuar se nuk kishim disa lojtarë. Mendoj që kemi bërë mirë në pjesën më të madhe të lojës.

Besoj se ndeshjen duhet ta kishim fituar që në pjesën e parë. Tirana mu duk një ekip i fortë për t’u mundur. Ne luajtëm për ta fituar këtë ndeshje, por në pjesën e dytë Tirana na kapi në presing dhe në momentin më të mirë kemi gabuar nga një korrne. Përgëzoj çunat që u rikthyen në lojë dhe barazuam, por edhe patëm mundësi për ta fituar”, ka thënë Duro.

Related posts

“LIVERPOOLI ËSHTË FAVORIT PËR TË”/ Insiston ish-menaxheri i “Të Kuqve” Souness

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS PËR “KATAR 2022″/ Portieri Berisha: Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi, duhet të…

Delo.autor

HEDHJA E PORTIERIT BËHET VIRALE/ Mesfushori Basha tallet me Etrit Berishën, ja si ia kthen gardiani i Kombëtares (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment