Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ BARÇA planifikon transferimin e një portieri dhe një SUPER sulmuesi në JANAR

Pozita e qendërmbrojtësit nuk do të jetë e vetmja pozitë për të cilën Barcelona do të kërkojë përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi që tani Marca raporton se klubi katalonas është e interesuar edhe për transferimin e një portieri dhe një sulmuesi. Departamenti teknik i klubit dëshiron t’i bëjë këto blerje në mënyrë që skuadra të përforcohet dhe të jetë e gatshme t’i mbulojë të gjitha problemet eventuale që mund t’i shfaqen, siç janë lëndimet.

Këto dy pozita nuk janë prioritet për klubin, megjithatë drejtuesit e Barcelonës janë duke i vëzhguar disa kandidatë për t’i përforcuar këto dy pozita. Drejtori sportiv i klubit, Eric Abidal, dëshiron ta transferojë një qendërsulmues pasi që për momentin Munir El Haddadi është opsioni i vetëm pas Luis Suarezit.

Suarezi tanimë është 32-vjeçar, dhe për shkak të moshës edhe ai vetë e kishte pranuar se do t’i nevojitej më shumë pushim këtë sezon. Për shkak të kësaj, Barcelona ka nevojë për një sulmues tjetër, i cili do të mund ta zëvendësonte Suarezin në pjesët më të ngarkuara të sezonit.

Nëse Muniri arrin të performojë mirë në ndeshjet që aktivizohet nga trajneri Ernesto Valverde, atëherë Barcelona nuk do të kërkojë një qendërsulmues tjetër. Por, nëse ai nuk arrin t’ia dëshmojë veten drejtuesve të klubit, atëherë katalonasit do ta blejnë një sulmues qysh në janar.

Barcelona gjithashtu do të kërkojë edhe një portieri tjetër për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit. Drejtuesit e klubit janë të lumtur me konkurrencën mes Ter Stegenit dhe Cillessenit, por ata nuk e dinë se edhe sa kohë mund të vazhdojë gjermani të luajë në nivelin më të lartë, sidomos pasi ai e kishte konsideruar mundësinë e largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar.

Drejtuesit e klubit katalonas frikësohen se mund ta humbasin këtë herë më të vërtetë portierin gjerman, dhe për këtë arsye ata dëshirojnë të përgatiten për largimin e tij të mundshëm në të ardhmen.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Shehi: Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që…

Delo.autor

Tirana me projekt serioz, synon rikthimin e madh dhe ëndrrën “titull”

Isa.Autor

PSG MERKATO TEK “LOS BLANCOS”/ Kampionët e Spanjës mund të humbasin mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment