Futboll Shqipëri Sport

Abazaj: Besoj se Kombëtarja është e hapur për çdo lojtar, te Andërlehti nuk po luaj sepse…

Kristal Abazaj është një nga lojtarët që pati një shkëlqim të dukshëm në Shqipëri, por më pas ai kërkoi transferimin jashtë shtetit. Lojtari u transferua te skuadra e Andërlehtit në Blegjikë dhe ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën e tij. Teksa janë ngritur shumë pikëpyetje për aftësitë e tij, lojtari në një intervistë për “Supersport” ka thënë:

“Siç dihet unë jam bërë pjesë e Andërlehtit në merkaton e verës. Nuk kam arritur të debutojë akoma në fushën e lojës. Diçka që ka krijuar shumë polemika në media dhe gjithandej. Unë mund të them se kam qenë i pafat se në fillim të kampionatit u dëmtova. Situata do të ishte komplet ndryshe nëse unë nuk do të isha dëmtuar, pasi këtë gjë e kisha demonstruar gjatë fazës përgatitore. Por futbolli kështu është, herë është me fat dhe herë është pa fat. Shpresoj të rikthehem sa më shpejtë”.

Ndërsa të gjithë e presin me padurim debutimin e tij me skuadrën e Andërlehtit ai është shprehur:

“Aktualisht asgjë çfarë flitet lart e poshtë nuk është e vërtetë. Unë nuk bëj stërvitje me asnjë ekip tjetër, veç skuadrës së Andërlehtit dhe siç dihet unë jam i dëmtuar dhe kam dy javë kohë rikuperimi dhe më pas unë besoj se shansi im do jepet. Unë do vazhdoj të punoj fortë dhe të arrij të paktën të debutoj sa më shpejtë”.

Në lidhje me ndikimin e medias te grumbullimi në Kombëtare, Abazaj u shrpeh:

“Unë nuk besoj se kanë ndikuar kritikat e medias, sepse unë jam shumë mirë psikologjikisht. Ky është futbolli dhe duhet t`i përballosh të gjitha normalisht. Unë nëse kam dhënë një deklaratë e kam bërë sepse kam qenë në nerva e sipër. Është dëshira e çdo futbollisti të luajë me ekipin kombëtar”.

Megjithatë ai tha se duke dhënë maksimumin çdo lojtar do ta meritojë Kombëtaren.

“Besoj se kombëtarja këtu është dhe do të jetë e hapur për çdo lojtar. Kush jep maksimumin në ekipin e vet mund të vij të japi maksimumin dhe në kombëtare. Kombëtarja është e shqiptarëve”.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Ish piloti: Nuk duhej të udhëtonte, ky tip avioni është rrëzuar 160 herë

Delo.autor

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Frankfurti shënon golin e dytë ndaj Bayernit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment