Futboll Sport

E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

Megjithëse mungonte Leo Messi, Barcelona mposhti 2-0 skuadrën e Interin në duelin e vlefshëm për Champions League.

Por krerët e Interit udhëtimin në Barcelonë e kanë shfrytëzuar për të biseduar me klubin katalunas edhe për sulmuesin Malcom.

Braziliani iu bashkua Barcelonës nga Bordeaux, por deri tani nuk ka bindur duke mbetur në stolin rezervë.

Sipas asaj që ka shkruar Mundo Deportivo, krerët e dy skuadrave kanë pasur një takim për talentin brazilian.

Inter ka kërkuar huazimin e Malcomit në merkaton e janarit me mundësi blerje në fund të sezonit.

Por katalunasit dëshirojnë vetëm huazimin e tij pa i lënë mundësinë e blerjes skuadrës zi kaltër.

I sigurt është vetëm largimi i Malcomit si huazim nga Barcelona, por jo edhe destinacioni i tij.

Përveç Interit, në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat angleze Tottenham dhe Arsenal.

Related posts

AKSIDENT në Formula 1, piloti PËRPLASET me murin dhe lë garën

Sadik.Autor

NATË YJESH NË FRANKFURT/ Skela përballë Ronaldinho & Co!

Isa.Autor

​Njihuni me 10 futbollistët që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm

Q.Autor

Leave a Comment