Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Bayern ofron 60 MILIONË EURO për të “rrëmbyer” yllin e Romës

Sulmuesi turk, Cengiz Under po zhvillon një fillim perfekt të sezonit me skuadrën e Romës në Seria A dhe në Champions League. Sulmuesi i djathtë po ndërton mbi suksesin dhe eksperiencën e grumbulluar nga sezoni i parë i përjetuar në Itali, dhe forma e tij shumë e mirë po tërheq interesimin e disa prej klubeve më elitare në Europë. Referuar raportimeve të “SportBild”, Bayern Munich ka përzgjedhur zëvendësuesin e holandezit veteran, Arjen Robben. Media gjermane zbulon se emri i preferuar te bavarezët është në fakt ai i Under, të cilin klubi nga Munih po e ndjek prej kohësh me vëmendje të madhe. Kampionët e Gjermanisë raportohet të jenë gati të ofrojnë rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e turkut të Romës.

Deri tani Under ka shënuar 2 gola dhe ka shërbyer 4 asiste në 7 ndeshje për klubin nga kryeqyteti. Sezonin e kaluar turku arriti totalin e 8 golave në të gjitha kompeticionet, duke i shënuar që të gjithë golat në gjysmën e dytë të sezonit, pasi në fazën e parë hasi vështirësi të përshtatej. Under tashmë është edhe futbollist i përfaqësueses së Turqisë. Që nga koha kur ka debutuar me kombëtaren turke në vitin 2016, në moshën 19 vjeçare, ai ka regjistruar 13 ndeshje të luajtura, duke shënuar 4 gola për vendin e tij.

Related posts

INTER-LAZIO/ “Demi” Lautaro fiton penallti, “Bomberi” Lukaku zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Barazim në Laç, Kukësi ka pretendime për penallti

Sadik.Autor

‘I mbyturi të mbyt’, Verona zhgënjen ndaj Beneventos

Sadik.Autor

Leave a Comment