Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Futbolli ANGLEZ nuk e tërheq, ZIDANE mund të ribashkohet me klubin ITALIAN

Alain Migliaccio, menaxheri i ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, hedh poshtë zërat se klienti i tij do të donte të ulej në stolin e Manchester United, në vend të José Mourinhos. Në një intervistë me gazetën franceze “Le Journal du Dimanche”, agjenti i ish-futbollistit bardhezi ka thënë: “Zinedine e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka vendosur të bëjë një vit pushim dhe kjo do të respektohet”.

Pavarësisht fitores me përmbysje të “Djajve të Kuq” ndaj Newcastle, nga 0-2 në 3-2, Mourinho e ndien hijen e Zidanes mbi “Old Trafford”. Megjithatë, duket se udhëheqja e Manchester United mund ta shtyjë ndryshimin në stol për vitin e ardhshëm. Migliaccio e çmonton hipotezën e mediave: “Unë nuk mendoj se Zidane do të stërvitë në Angli, futbolli atje nuk është në stilin e tij. Kam folur me të dhe kjo ide nuk e tërheq atë “.

Lidhur me planet e ardhshme të trajnerit franko-algjerian, agjenti ka lënë të kuptohet se ato mund të ndërthuren me ish-klubin e tij, Juventusin. “Juventusi ka një projekt të bukur. Me Juventusin, Zidane ka një histori, ndaj ribashkimi mund të funksionojë”, – përfundoi Migliaccio.

Related posts

Vllaznia nuk sheh mbrapa, kërkohet përqendrim maksimal te Partizani

Sadik.Autor

“DEVID NJË PLUS I MADH PËR TIRANËN”/ Shehi: Vllaznia është kundërshtari ynë për titull

Delo.autor

Vllaznia i përgjigjet Vucajt: Nuk të kemi asnjë detyrim financiar

Sadik.Autor

Leave a Comment