Sport Të tjera

Trajneri Martiri: Ndaj Suedisë vijojmë ëndrrën, me optimizëm përpara

Kualifikimi i kombëtares së Shqipërisë në fazën finale të Ligës së Europës në volejboll për femra ishte një rezultat historik dhe i rëndësishëm për sportin e rrjetës, që pas 3 sezonesh, përpjekje arriti më në fund të arrijë objektivin. Një vit më parë, ishte kombëtarja e meshkujve që iu afrua këtij objektivi dhe vetëm disa pikë të vogla ia hoqën këtë mundësi, mndërsa këtë vit e realizoi objekitivin kombëtarja e femrave. Në këto 3 sezone të Ligës së Europës, kombëtaret e volejbollit treguan progres në lojërat e tyre, ekipe që edhe pse rinovohen, vazhdojnë të fitojnë dhe tregojnë lojëra të mira.

Kombëtarja e femrave, në këtë edicion arriti 5 fitore dhe vetëm një humbje në Grupin B, duke u kualifikuar e dyta dhe në gjysmëfinale do të përballet me Suedinë. “Objektivi u përmbush, jemi krenarë për këtë gjë. E nisëm këtë aventurë 3 vite më parë dhe sot kemi të drejtë të festojmë. Ky grup vajzash u rrit nga viti në vit dhe sot është në atë stad që mund të pretendojë më shumë nga vetja. Dua të falënderoj të gjitha vajzat, stafin dhe Federatën për mbështetjen, por edhe të gjithë fansat që në kanë qëndruar pranë edhe në moment të vështira, siç ishte humbja me Austrinë në Tiranë. Të gjitha vajzat treguan gadishmërinë e tyre për të arritur objektivin dhe tani shohim me optimizëm përpara”, tha trajneri Altin Martiri.

Më 16 shtator, përballë Shqipërisë do të jetë Suedia, vendi që do të organizojë fazën finale te Ligës së Europës, por vajzat kuqezi nuk i tremb kjo përballje. “Ne arritëm një objektiv, kemi bërë lojëra të mira dhe tani shohim me optimizëm përpara. Në sport gjithçka mund të ndodhë, ndaj përgatitemi për të qenë gati ndaj çdo rivali. Do të tentojmë të surprizojmë në Suedi dhe këto ditë do t’i shfrytëzojmë për t’u përgatitur edhe më mirë e rikuperuar fizikisht, për të ardhur në Tiranë me trofe. Po i ngjisim shkallët një e nga një, ndaj të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja edhe pse kam besim te skuadra. Mbështetja që të gjithë na kanë dhënë është një shtysë për të ardhmen”, u shpreh trajneri Martiri.

Related posts

CHAMPIONS/ Sterling nderon Manchester Cityn, Icardi i jep fitoren Parisienët

Delo.autor

EPISODI PARA FILLIMIT TË NDESHJES/ Me dy lëvizje Shaqiri i shkatërron karrierën Lovrenit (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ WATFORD/ Moment pauze për Brojën, trajneri i Southampton jep lajmin e keq

Delo.autor

Leave a Comment