Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i kombëtares së SHQIPËRISË drejt klubit të BENITEZ

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, mund të ndjek gjurmët e të vëllait, Granitit, pasi në janar mund të luajë në Premier League. Të paktën kështu raporton sot faqja “Newcastletoons”, që shprehet se skuadra e Newcastle duhet të afrojë Taulant Xhakën. Skuadra e Prmier League, ndodhet aktualisht në kushte të vështira në kampionat, pasi mungojnë kualitet dhe cilësitë. Edhe pse ka një repart mesfushe me lojtarë të mirë, sërish mungon një emër që të bëj diferencën në skuadër.

Ndaj, siç raporton “Newcastletools”, emri i mesfushorit të Bazelit dhe kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, do të zgjidhte këtë problem. Ai do të formonte një dyshe të mirë me Jonjo Shelvey, duke i dhënë më shumë ritëm dhe efikasitet mesit të fushës së Newcastle.

Taulant Xhaka është një emër i njohur në futbollin Evropian, jo vetëm sepse është i vëllai i Granit Xhakës, futbollistit që luanë për Arsenalin dhe kombëtaren e Zvicrës. Taulanti aktualisht luan për Bazelin në Zvicër dhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Mesfushori 27-vjeçar ka bërë mbi 140 paraqitje me gjigantët zviceranë dhe është një nga lojtarët më të besueshëm të tyre. Taulanti është i njohur për futbollin agresiv në mes të fushës dhe gjithmonë i vendosur për të fituar dyluftimet.

Një element tjetër që Xhaka do të sjellë në Newcastle është dhe përvoja e tij në Ligën e Kampionëve. Mesfushori ndërkombëtar i Shqipërisë, ka garuar shumë herë në Ligën e Kampionëve, dhe e di se çfarë duhet për të qenë konkurrues në ekipet elitare të Evropës.

Rafa Benitez ka nevojë për dikë që mund të konsolidojë talentin dhe inteligjencën e futbollit, duke krijuar një “çift” mes Shelvey dhe Xhakës. Vlera e kartonit të mesfushorit shqiptar aktualisht është 3 milionë euro, çka nuk është diçka e pamundur për skuadrën e Premier League në Angli.

Dhe nëse ky transferim do të kryhet, “derbi” i vëllezërve Xhaka nuk do të jetë më mes kombëtareve, pasi do t`i shohim edhe në Premier League, pasi Graniti luan për Arsenalin.

Related posts

Barcelona i jep “LEKSION” Interit, Borussia e pandalshme mposht edhe Atleticon

Isa.Autor

I PLASI NË TRIBUNË DY LOJTARËT E EKIPIT/ Gattuso: Nga divani duket lehtë… Shëtitën mirë në stërvitje

Delo.autor

DEKLARAT E KAPITENIT/ Sergio Ramos ka këto fjalë për largimin e Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment