Futboll Sport

MASAKRUAN ZYRTARËT E SHTETIT/ Futbollistët e kombëtares , stërviten në palestrën e BURGUT

Sulmuesi i skuadrës së Zenit Saint Peterburg, Aleksandr Kokorin dhe mesfushori i Krasnodar, Pavel Mamaev, do të kenë mundësi të stërviten me pagesë në palestrën e burgut, ku ndodhen prej disa ditësh pas arrestimit që pësuan për agresion ndaj një funksionari të qeverisë ruse. Lajmin e konfirmojnë mediat ruse, sipas së cilave kostoja e një ore stërvitje në palestrën e burgut është 400 rubla, rreth 6 dollarë.

Futbollistët e kombëtares ruse, Kokorin e Mamaev, u arrestuan më 8 dhjetor, pas një përplasje fizike që patën me një person në një lokal, i cili mësohet se është përfaqësues i Ministrisë së Industrisë dhe Marrëveshjes në qeverinë ruse. Ata rrezikojnë të qëndrojnë deri në 7 vjet në burg pas akuzave që janë ngritur karshi tyre edhe pse mund të ketë një falje nga presidentin Putin.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi i Chelsea huazohet për të dytën herë tek e njëjta skuadër

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori Eriksen mund të shkëmbehet në janar me futbollistin shqiptar…

Delo.autor

E BUJSHME/ TALENTI SHQIPTAR merr ftesë nga Gjermania, mesfushori gati për…

Isa.Autor

Leave a Comment