Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në JANAR INTERI transferon lojtarin më të mirë në botë, planifikohet mega oferta

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio vazhdon ta ndjek me kujdes mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Një përpjekje gjatë verës e çoi në raportimin e Realit ndaj Interit në FIFA, por Ausilio nuk ka hequr dorë nga ringjallja e një marrëveshjeje në muajin janar. Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e quajti të rregullt veprimin e Interit muajin e kaluar dhe nuk ka asnjë padi në drejtim të tyre.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Ausilio është duke hulumtuar për gjetjen e një mesfushori të ri gjatë merkatos së janarit. Sigurisht që mesfushori kroat i Real Madridit, Modric kryeson listën e dëshirave për blerje nga ana e Interit.

Në listë është edhe mesfushori i talentuar i Ajaxit, Frenkie de Jong, i cili gjithashtu është në shqyrtim nga drejtuesit.Së bashku me Interin, De Jong është gjithashtu një objektiv i Barcelonës.

Muaji janar pritet të jetë i nxehtë për klubin italian, pasi edhe përkundër rezultateve pozitive po has në vështirësi në mesin e fushës.

Related posts

Verona/ Kean: Raiola është një fenomen, por askush nuk e kupton

Q.Autor

LIVE/ Kukësi-Kamza: Zhbllokohet menjëherë sfida, Shkurtaj shënon të parin për ekipin e Cungut

Delo.autor

Sevilla shënjestron sulmuesin e Milanit si objektivin kryesor në merkato e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment