Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ofertë monstruoze për yllin e Real Madrid

Sërish Real Madrid dhe sërish një galaktik në qendër të merkatos. Nga Spanja mbërrijnë sinjale të sigurta mbi një ofertë nga Kina për sulmuesin e Los Blancos, Karim Benzema. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, drejtuesit Merengues kanë marrë një ofertë prej 50 milionë euro nga Kina për bomberin francez. Pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo, klubi i Florentino Perez mund të humbasë një tjetër yll.

Nëse konfirmohet, oferta nga Azia mund edhe të kënaqë pritshmëritë ekonomike të Real Madrid, që është në kërkim të likuiditetit për të investuar menjëherë më pas në merkato, mbase me goditjen e madhe, aq shumë të munguar prej disa vitesh te Los Blancos. Në mendjen e të gjithëve, edhe për faktin se konsiderohet si blerja më e realizueshme, qëndron Eden Hazard. I vetmi problem dhe jo pa rëndësi, është fakti që Benzema mund të mos pëlqejë faktin që do të duhet të lërë Europën për një kampionat shumë më modest, për një pagë që mbetet ende e paqartë. Ndonëse nuk ka ende asnjë konfirmim apo qëndrim zyrtar, duket se oferta kineze është shumë konkrete dhe se në janar mund të çelet një tratativë e vërtetë për transferimin e sulmuesit francez.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Situatë e njëjtë si ajo e fazës së dytë, shikoni si vjen Tirana

Delo.autor

Klubi kinez mohon se është duke e kërkuar Nainggolanin

Q.Autor

Lojtari i Liverpool “tregon muskujt”: Kam lindur të ndaloj Ronaldon dhe të fitoj…

Sadik.Autor

Leave a Comment