Futboll Ligue 1 Sport

FLET LEGJENDA FRANCEZE/ Henry do të bëhet një trajner i madh, marrë mësime nga Wenger dhe Guardiola

Thierry Henry do ta ketë një karrierë të shkëlqyer si trajner sipas ish-bashkëlojtarit të tij, Robert Pires, i cili ka thënë se Henry ka marrë mësime nga Arsene Wenger dhe Pep Guardiola.

Legjenda e Arsenalit ka pas trajnerë të mëdhenj gjatë kohës sa ishte lojtar, dhe dje ai është emëruar trajner i ri i AS Monacos.

Wenger i ndihmoi atij që të bëhet një superyll në Angli, dhe Guardiola ia mundësoi që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

“Thierry Henry kërkon pasion, është një gjë shumë e rëndësishme për të. Ai dëshiron të flasë me lojtarët për taktika”, ka thënë francezi Pires.

“Ai ka mësuar shumë gjatë kohës sa ishte nen menaxhimin e Wengerit dhe Guardiolas”.

“Ai mund të jetë i suksesshëm pasi e do shumë futbollin”.

Henry ndeshjen e parë me Monacon si trajner do ta ketë më 20 tetor.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Oferta e BUJSHME nga Valencia, Fabregas në dilemë

Isa.Autor

16 REALIZIME ME EKIPIN KOMBËTAR/ Sulmuesi i Brazilit në krizë goli, 2 vjet që nuk shënon

Delo.autor

Skedina e ditës/ 5 ndeshje super koeficent

Q.Autor

Leave a Comment