Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Pas lamtumirës së trajnerit qëndron futbollisti i Inter, shokët e tij dhe një festë…

Pas lamtumirës së trajnerit të përfaqësueses së Sllovakisë, Jan Kozak, që u dorëhoq të nesërmen e dështimit të pësuar në “derbin” kundër Republikës Çeke, qëndron një festë. Kozak kishte paraqitur dorëheqjen ditën e dielën, duke njoftuar se do të jepte qartësime në momentin e duhur. Ish-trajneri i Sllovakisë ka sqaruar këtë të enjte, gjatë konferencës për mediat arsyet e lamtumirës së tij. Më shumë se humbja djegëse kundër rivalëve cek, që la Hamsik dhe shokët e tij në kuotën e 0 pikëve pas dy ndeshjeve të parë në Ligën e Kombeve, pas vendimit të Kozak qëndron në të vërtetë sjellja e shtatë prej futbollistëve të tij, përgjegjës dhe fajtorë për një sjellje aspak profesionale pas disfatës në shtëpi të së shtunës.

“Në të njëjtën mbrëmje kam parë dy herë videon e ndeshjes, për të zbuluar më pas që shtatë futbollistë ishin larguar nga grumbullimi për tu rikthyer më pas natën vonë”, deklaroi ish-trajneri i Sllovakisë, Kozak. Mes tyre edhe Milan Skriniar, qendrori i Inter, që bashkë me shokët e kombëtares Dubravka, Gyomber, Lobotka, Sull, Satka e Weiss, pat menduar që të lehtësojë zgjënjimin e humbjes në fushë me një dalje të natës vonë, çka bindi Kozak të dorëzojë detyrën në Federatë.

“Ky episod më ka dhembur vërtetë shumë, njëlloj si një shuplakë në fytyrë. Mund të kisha bërë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por nuk do të kishte qenë në stilin tim. Ose mund të kisha përjashtuar të shtatë futbollistët nga përfaqësuesja, por sinqerisht nuk do të kisha mundur dot të parcaktoja të ardhmen e Sllovakisë, duke dërguar në shtëpi futbollistë të kalibrit të Dubravka, Skriniar, Lobotka e Weiss, sepse kombëtarja nuk mund të privohet nga cilësia e tyre. Prandaj mora vendimin që të dorëhiqem. Kam njoftuar presidentin, por nuk i kam sqaruar motivin, sepse këta futbollistë janë si fëmijët e tij dhe nuk doja t’i jepja një tjetër zhgënjim”, sqaroi Kozak.

Related posts

PAS SHORTIT/ Koeman parashikon PSG-Barcelona: Shanset janë 50-50. Do jetë e vështirë për ata…

F.autor

ARRIHET AKORDI PAS 3 DITËSH BISEDIME/ Kostas Manola transferohet te Napoli

Delo.autor

EUROPA LEAGUE / Shorti njeh grupet, Milan i trembet londinezëve

Isa.Autor

Leave a Comment