Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Shifra rekord nga Arabia, 4 miliardë stërlina për të blerë Man United

Manchester United mund të ndryshojë së shpejti pronësi. Sipas të përditshmes “Mirror”, skuadra e “djajve të kuq” shumë shpejt mund të kalojë në pronëse të princit të Arabsisë Saudite, Mohammad bin Salman, djali i mbretit Salman. Mësohet se princi 33-vjeçar, pasardhësi i fronit, ka bërë një ofertë marramendëse prej 4 miliardë stërlinash për të marrë skuadrën e Manchester United.

Kjo ofertë ka mbërritur në tavolinën e njërit prej bashkëpronarëve të United, Avram Glazer, që këto ditë ka qenë në Riyadh të Arabisë Saudite, për një forum ndërkombëtar. Pikërisht gjatë këtij forumi Glazer ka takuar Princin e Arabisë, që i ka shprehur personalisht interesin e tij për të blerë skuadrën legjendare të Premier League. Por pronari aktual i United nuk ka dhënë asnjë përgjigje të menjëhershme dhe ka kërkuar kohë.

Mohammad bin Salman është përfshirë në një skandal kohët e fundit në vendlindjen e tij, pasi ai akuzohet si bsahkëpunëtor në vrasjen e gazetari të pavarur, në atë që është quajtur si “çështja Kashoggi”, ende e pazgjidhur. Nëse kjo gjë konfirmohet, ai mund të humbasë fronin. Ndaj dhe Avram Glazer nuk dëshiron të hedhë hapa të pamenduara mirë dhe pret që Princi të zgjidhë këtë çështje para se të ulet në bisedime.

Avram Glazer e ka blerë skuadrën e Manchester United në vitin 2005, duke paguar shumën e 790 milionë stërlinave, ndërkohë që tani do të arkëtonte 4 herë më shumë. Forbes e ka vlerësuar skuadrën e Manchester United 3.2 miliardë stërlina, por duke parë humbjet që ky klub ka patur vitet e fundit, fitimi neto që Glazer do të kishte nga kjo shitje është 2,2 miliardë stërlina.

Related posts

Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n

Sadik.Autor

PARALAJMËRON BAYERN MUNICH/ Felipe Melo: Gjithçka mund të ndodhë. Ai është një legjendë që tani

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Godin kritika të ashpra Italisë mbi COVID-19: Futbollistët u ekspozuan deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment