Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Talenti SHQIPTAR në provë te Genoa, mbrojtësi synon pjacën italiane

Me prishjen e sistemeve të kaluara dhe të gabuara, bota është më e lirë dhe më e hapur. Fatmirësisht shqiptarët kanë mundësinë të shohin dhe të prekin nga afër perëndimin. E njëjta gjë vlen dhe për futbollistët me origjinë shqiptare që mund të provojnë veten në një futboll jashtë vendit. Në fakt, kemi vetëm një penalizim jo shumë të vogël, faktin që jemi ekstrakomunitarë. Në kushte të tilla duhet të jemi 10-15% më të mirë se bota për t’u marrë në konsideratë.

I fundit që synon të arrijë pjacën e lartë të futbollit europian është Marcelino Preka, futbollisti i kombëtares U-17. Mbrojtësi i datëlindjes 2003 është pjesë e ekipit të Dzemal Mustedanagic dhe premton për të ardhmen. Preka ka nisur një provë 1 javore te skuadra e Genoas në Itali. Një akademi e mirë dhe një nivel të lartë, por Preka shpreson t’ia dalë mbanë.

Ai u stërvit me ekipin italian, por përgjigjen nuk do ta marrë menjëherë. I riu la Italianë për t’u vendosur nën urdhrat e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Preka luan me akademinë KF Shkodra. Një punishte talentesh që ka nxjerrë emra si Elseid Hysaj, Sindrit Guri, Armando Vajushi, Rubin Hebaj e ndonjë tjetër. Të shohim dhe të kryqëzojmë gishtat, mbrojtësi mund të marrë përgjigje pozitive.

Related posts

INTER SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Marotta kërkon shërbimet e kampionit të botës, ja kushti i vetëm për Oliver Giroud

Delo.autor

E BUJSHME/ Champions League drejt falimentit, UEFA mendon për kompeticionin e ri, ja detajet

F.autor

DISIPLINA ME “DORË TË HEKURT”/ Pezullime të shumta dhe humbje në tavolinë, ja vendimet…

Delo.autor

Leave a Comment