Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Futbolli italian mëson lajmin e ri, kryeministri Conte firmos dekretet e fundit

Ndeshjet e futbollit profesionist do të luhen sërish pa tifozë në Itali. Ky është njëri prej dekreteve që ka firmosur kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte. Duke parë rritjen galopante të personave të infektuar me COVID-19, shefi italian i ekzekutivit firmosi një sërë dekretesh duke shfuqizuar vendimin për lejimin e 1000 tifozëve në stadiume.

Baret dhe restorantet do të mbyllen para orës 18:00 në shtetin fqinj, ndërsa palestrat, pishinat do të mbyllen pa afat. Dekretet e firmosura nga kryeministri Konte do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Ndërkohë, është pezulluar zhvillimi i aktiviteteve sportive amatore dhe gjysmëprofesioniste nga qeveria e vendit.

Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.

Related posts

Largimi i De Vrij, Igli Tare tremb tifozët e Milanit me vendimin e fundit

Q.Autor

BYLIS MBYLL 2019 ME FESTË/ Pritet merkato ballkanase tek ballshiotët në janar (FOTO)

Delo.autor

NUK ËSHTË I LUMTUR NË MADRID/ Mediat zbulojnë të ardhmen e MARCELOS

Isa.Autor

Leave a Comment