Futboll Sport

E BUJSHME/ Tifozët e Marseille e kanë sulmuar autobusin me lojtarë te Lazios

Autobusi i skuadrës së Lazio është gjuajtur me gurë para së të hy në stadiumin Velodrome, derisa tifozët e Olympique Marseille janë përballur me policinë

Pasi kanë vendosur koka të derrave para hotelit të tifozëve të Lazio, tifozët e Marseille e kanë bërë edhe një skandal sonte.

Ata kanë gjuajtur me gurë dhe objekte të tjera autobusin e skuadrës së Lazios derisa ai i afrohej për në stadiumin Vellodrome, ka raportuar radio Lazio Style.

Sot gjatë gjithë ditës është shkruar se autoritet lokale franceze kanë pasur problem me huliganët e këtij ekipi.

Edhe tifozët janë hyrë më vonë në stadium për shkak të përplasjes në mes të policisë dhe tifozëve. Madje policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës para kësaj turme.

Related posts

SFIDA NDAJ GENOAS/ Për Strakoshën do të jetë shumë e veçantë

Delo.autor

Neymar është fiksimi, por shifrat tregojnë se Reali ka një thesar

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Zhang nuk dorëzohet, refuzon një tjetër ofertë “faraonike” për shitjen e Interit

Delo.autor

Leave a Comment