Futboll Premier League Sport

E CUDITSHME/ Mbrojtësi i Anglisë majë komardares në kartëmonedhat 50-she

Ëndrra e Anglisë për tu kurorëzuar kampione e botës për të dytën herë në histori, 52 vite pas triumfit në shtëpi, u shua tërësisht në gjysmëfinale kundër Kroacisë. Gjithsesi, ecuria e futbollistëve të Southgate në Russia shkoi përtej pritshmërive, ndryshe nga ato paraqitje negative të Tre Luanëve në edicionet e mëparshme dhe përtej moshës mesatare të skuadrës. Ishin disa futbollistët që përfunduan në qendër të vëmendjes së publikut, përveç të padiskutueshmit Harry Kane, bomber i Kampioantit Botëror.

Mes tyre ishte sigurisht edhe Harry Maguire, mbrojtësi i Leicester, që shënoi edhe një gol në çerekfinale kundër Suedisë. Futbollisti ishte në qendër të dëshirave të merkatos së Manchester United gjatë të gjithë verës, por në përfundim nuk u realizua transferimi nga Leicester.Gjithsesi, reputacioni dhe fama e tij me kulm në Kupën e Botës nuk është kurrsesi në rënie, të paktën jo në rrjetet sociale. Pikërisht rreth emrit të tij ka lindur një peticion i rrallë, jo më pak se nga vetë Banka e Anglisë.

Kjo e fundit, pasi ka rinovuar kartëmonedhat e 5, 10 dhe 20 sterlina, tani ka propozuar të mbyllë qarkun, duke projektuar pikërisht mbrojtësin Maguire mbi katrmonedhën prej 50 sterlina. Firmat, sikurse parashikon ligji, tashmë kanë arritur përtej 7000 në favor, ndonëse misioni duket i pamundur, pasi minimumi i domosdoshëm i parashikuar nga aktet ligjore është 100000. Gjithsesi, ajo që e bën gjithçka edhe më të kurioze është fakti se në kartmondedhë Maguire nuk projektohet në fushën e blertë, por mbi një komardare njëbrirësh. Fotomontazh? Jo, gjithçka realitet, pasi futbollsitët e Anglisë u fotografuan gjatë Botërorit në pishinë duke u sfiduar mes tyre me komardare.

Related posts

ZYRTARE/ Rinovime te United, 3 lojtarë qëndrojnë në Manchester

F.autor

PËRVJETORI I VDEKJES TRAGJIKE TË KOBE BRYANT DHE VAJZËS/ Bashkëshortja e legjendës së NBA i përlot të gjithë me dedikimin prekës

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Rexhinaldo titullar tek Kukësi, ja si rreshtohen verilindorët

Isa.Autor

Leave a Comment