Futboll Kategoria Superiore Sport

NDRYSHIME TE FLAMURTARI/ Trajneri Daja me zëvendës të ri

Ergi Lubani do të jetë zv.trajneri i ri i Flmaurtarit. 34-vjeçari do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Ilir Daja, pas largimit të Ardian Memës, që zgjodhi të vazhdonte karrierën si trajner i parë te Tirana. Lubani ka punuar edhe më herët me teknikun e kuqezinjve, pasi ka qenë trajner moshash te akademia e Dajës. Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit të Kamzës në Kategorinë Superiore ku ka qenë asistent i ish-trajnerit Bledar Devolli. Pas largimit të Devollit dhe afrimit të Klodian Duros, ndryshoi edhe situata për Lubanin, duke vendosur të largohet.

Gjithashtu ai ka patur edhe disa eksperienca të tjera, kryesisht në Kategorinë e Parë ku ka mbuluar pozicionin e zëvendës trajnerit, ndërsa gjatë Kampionatit Botëror ishte analist në “RTSH”. Me afrimin e tij Flamurtari kompleton stafin teknik, ndërsa prezantoi zv.trajnerin e ri nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook”.

Related posts

TRI LËVIZJE NGA NDESHJA ME KAZAKISTANIN/ Reja vendos formacionin. Ndryshohen krahët dhe sulmi

Delo.autor

Futbolli në kaos, Gjykata nuk regjistron zgjedhjet në FSHF, reagon ish-kandidati Bashkim Fin

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË UDHËKRYQ/ Higuain: Vullneti është të…

Delo.autor

Leave a Comment