Futboll Sport

E DHIMBSHME/ Lojtari i Irakut nuk kuptoi pse u zëvendësua, në pankinë merr LAJMIN E TMERRSHËM

Kur iu komunikua se do të linte fushën e lojës, futbollisti mbeti I suprizuar. Nuk priste që ta nxirrnin nga loja dhe u kërkoi të tjerëve nëse ishte ai që duhet të ikte. Më pas, sapo doli nga loja, iu shpjegua motivi I ndërrimit. Nëna e tij kishte ndërruar jetë dhe lajmi duhet t’i komunikohej.

E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes miqësore ndërmjet Irakut dhe Argjentinës: lojtari iraken Bashar Resan u zëvendësua në minutën e 70-të gjatë ndeshjes ku skuadra e tij u mund 4 me 0 në Arabinë Saudite. Resan u zëvendësua nga numri 14 Mazen Fayad.

Pak më vonë e informuan për humbjen e nënës. Iraku duhet të luajë një tjetër ndeshje, por lojtarit iu dha leje për të qëndruar pranë familjes.

Related posts

“KUQEZI”/ Shakohoxha: Ky futbollist nga Kosova ka luajtur me pasaportë false për Shqipërinë

Delo.autor

E pabesueshme: Shqiptari i qëllon 2 ndeshjet e mbrëmshme në Champions, koeficienti 540

Q.Autor

MANCHESTER CITY-SCHALKE/ “Vendasit” nuk dinë të ndalen, shënon Sterling

Delo.autor

Leave a Comment