Futboll Premier League Sport

E frikshme/ As ndërhyrjet HORROR nuk jepen penallti

Kampionati anglez njihet se një ndër ligat më të forta, por që forca të arrijë deri në këtë pikë, askush nuk e ka menduar. Në takimin mes QPR dhe Shefildit i vlefshëm për “Championship”, mbrojtësi i vendasve, Rangel ka bërë një ndërhyrje brutale ndaj Pudil duke e gjakosur në kokë.

Deri këtu, duket se gjithçka është “normale” pasi në futboll ndodh gjithçka, por çudia vjen me gjyqtarin e takimit i cili nuk ka akorduar penallti për Shefildin, megjithëse ndërhyrja ishte brenda zone. Ai ka lejuar që të luhet takimi, duke e konsideruar ndërhyrjen e rregullt, gjë kjo që ka sjellë jo pak polemika në Angli.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo ndërhyrje, Shefildi u mund me rezultatin e pastër 3-0, duke vazhduar në këtë mënyrë me ecurinë negative, ku pas 14 javësh, ka grumbulluar vetëm 19 pikë dhe renditet në vendin e 14 në tabelë.

“Nëse arbitri do ta kishte dhënë penallti, askush nuk do të ishte surprizuar. Duhet vetëm të shohim para, por edhe gjyqtari ishte vendimtar në këtë takim, megjithëse nuk e përcaktoi ai humbjen për ne”, u shpreh trajneri i Shefildit.

 

Related posts

Shorti ndaj Realit/ Pastore i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ madrilenëve

Q.Autor

Zidane zgjedh ekipin e ri, do të jetë në krye të skuadrës…

Sadik.Autor

YLLI BRAZILIAN DËSHIRON KALIMIN TEK BARCELONA/ Bartomeu: Neymar është një lojtar…

Delo.autor

Leave a Comment