Champions League Futboll Sport

E BUJSHME/ Rafinha tregon arsyen përse nuk festoi për golin që shënoi ndaj Interit (VIDEO)

Rafinha është shprehur i kënaqur me fitoren e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Katalanasit fituan me rezultatin e pastër 2-0 në “Camp Nou”, duke marrë të vetëm kreun e grupit me pikë të plota, 9.

Goli i parë i takimit u shënua nga Rafinha, i cili ndëshkon ish-skuadrën e tij.

“Isha absolutisht i kënaqur që u zgjodha titullar, i kënaqur për fitoren, golin dhe për motivimin intensiv që më dha kjo natë”, ka deklaruar Rafinha.

“Ne bëmë shumë mirë kundër një ekipi që dinim se do të na shkaktonte vështirësi gjatë gjithë ndeshjes. Për të fituar, Barcelona duhet të aplikonte futboll të mirë. Nuk festova te goli për shkak të respektit për Interin, pasi kam luajtur për këtë skuadër”, përfundoi braziliani.

Related posts

FLET PËR RIKTHIMIN NË FORMULA 1/ Fernando Alonso: Për momentin jam përqendruar tek…

Delo.autor

Fadil Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore

Sadik.Autor

KJO NUK PRITEJ/ FIGO tradhton RONALDON: Ja cilin zgjedh për lojtarin më të mirë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment