Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Ze Maria LARGOHET nga Tirana, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje

Rrugët tashmë duket se janë të ndara. Ze Maria nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Brazilian ka shkuar në stërvitjen e sotme në “Skënder Halili”, me plot 15 minuta vonesë, dhe edhe pasi është paraqitur aty, nuk është ndërruar fare.

Pasi ka bërë një mbledhje të vogël me lojtarët, rreth 10 minuta, ai, por edhe stafi i tij kanë ikur të gjithë. Në stërvitje me lojtarët ishte vetëm trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, që mbeti i pranishëm.

Për momentin, Ze Maria gjendet në një takim me presidentin Halili, me shumë mundësi duke biseduar për çështjen e kontratës, dhe mënyrën se si do ndahen palët. Ditën e nesërme, ose ndoshta edhe sonte në mbrëmje, pritet që braziliani të dalë edhe në një konferencë, për të bërë me dije këtë divorc.

 

Related posts

ZBULON MERKATON E JANARIT/ Emery: Dua lojtarë që janë gati, ky është i preferuari im

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo kërkon largimin e këtij lojtari nga Juventusi

Delo.autor

ZBULOHET NGA MEDIAT VENDASE/ Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019-të, ja kush është fituesi

Delo.autor

Leave a Comment