Bundesliga Futboll Sport

NUK KA QETËSI TEK PANCERAT/ Ish-kapiteni i Gjermanisë: Low duhet të ishte LARGUAR

Ish-kapiteni i Gjermanisë shpreh mendimin e tij për Joachim Low. Sipas Michael Ballack, trajneri i kombëtares duhet të ishte tërhequr pas Botërorit të tmerrshëm të Gjermanisë në Rusi.

“Unë, ashtu si shumë të tjerë, u befasova që ai arriti ta mbante vendin e punës,” shprehet Ballack për Deutsche Welle. “Ai ka punuar për një kohë të gjatë me ekipin. Vjen një moment që nuk funksionon më, kur dikush punon aq gjatë me një ekip sa ai.

“Ishte e dukshme që disa lojtarë nuk ishin në nivelin e duhur. “Dhe dukej qartë se disa lojtarë luanin jashtë pozicionit të tyre. Prandaj duhet të gjykohen përgjegjësit, dhe nuk e di nëse Low është njeriu i duhur.”

Sipa Ballack, skandali i Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan ka ndikuar në paraqitjen e ekipit në Botëror.

“Këto gjëra nuk duhen në prag të një Botërori.”

Related posts

CHAMPIONS/ Publikohen datat dhe oraret e takimeve. Barcelona e nis me Dortmund, Liverpool përballet me… (FOTO)

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 29 NË SUPERIORE/ Partizani prek titullin, +12 nga Kukësi. Garë e fortë për Europën, Kastrioti rrëshqet në fund

Delo.autor

U KTHYE NË MODË/ Tifozët rusë bëjnë simbolin e SHQIPONJËS në transmetim live (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment