Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Ja si MESSI dhe PEP i hoqën mundësinë ICARDIT të shkëlqente te BARÇA

Barcelona do të ndeshet me Inter në mbrëmjen e së mërkurës, dhe tani kanë dalë në shesh detaje të reja të kohës së Icardi-t te gjigantët katalanas. Argjentinasi ka qenë pjesë e akademisë së famshme të Barcelona-s La Masia, duke iu bashkuar klubit më 2008.

Por Icardi nuk përmbushi pritshmëritë dhe si pasojë u transferua në Serie A, duke u kthyer në një nga bomberat më të frikshëm të viteve të fundit. Goal.com ka zbuluar pse ai nuk u kthyer në një sensacion te Barcelona. Dhe mesa duket, Lionel Messi ka qenë arsyeja e dështimit të tij në Spanjë.

Pep Guardiola po transformonte Messi-n një një 9-të false gjatë asaj kohe, duke u kërkuar trajnerëve të moshave të implementonin të njëjtin sistem. Dhe tani pretendohet se Icardi nuk ishte i gatuar për atë lloj sistemi. Ai nuk dukej rehat me atë sistem loje. Ai nuk lidhej mirë me mesfushorët.

Icardi ofronte cilësi të tjera, dhe nuk ishte i përgatitur të adaptonte stilin katalanas për shkak se kishte karakteristika të tjera.

Icardi eventualisht u largua më 2011, kur Sampdoria mori lojtarin përpara se ai të bënte një ndeshje të vetme me ekipin e parë të Barça-s.

Related posts

Milan “pushton” Deportivon, një tjetër kuqezi pas Seedorf

Q.Autor

“ALARM” PARA SFIDËS NDAJ LEICESTER/ Dy lojtarët e Liverpoolit lënë stërvitjen për shkak të…

Delo.autor

CSKA Moskë, përballet kundër Arsenalit me të njëjtën mbrojtje 12 vjet më pas

Sadik.Autor

Leave a Comment