Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ GJIBRALTARI është më mirë se ITALIAN E MANCINIT

Kombëtarja e Italisë vazhdon të jetë në vështirësi dhe të dhënat e 2018-ës nuk janë aspak të mira. Vetëm një fitore, në miqësore kundër Arabisë Saudite, tre barazime dhe katër humbje në tetë ndeshje. Dhe në dy ndeshjet zyrtare, ato të luajtura kundër Polonisë dhe Portugalisë në Nations League, ka ardhur vetëm një pikë. Ndeshja e fundit me “peshë” e fituar nga italianët ka qenë tetorin e kaluar, në transfertën e luajtur kundër Shqipërisë. Një moment i keq, që i ka kthyer “axurrët” në barcaletën e futbollit ndërkombëtar.

Java e fundit e Nations League e ka konfirmuar këtë ecuri, sepse në pritje të ndeshjes me Poloninë, Italia është kaluar edhe nga… Gjibraltari. E pabesueshme, por e vërtetë. Në fakt, ecuria e këtij viti e kombëtares që është bërë pjesë e FIFA-s në 2016-ën, është më e mirë se ajo e përfaqësueses së Mancini-t. Kjo ka ndodhur për shkak të tri pikëve të para të marra në Nations League nga skuadra anglo-iberike. Një sukses që ka ardhur në fushën e Armenisë, me këtë të fundit që është mundur 1-0. Kjo ka qenë fitorja e parë në një ndeshje zyrtare për Gjibraltarin, që ka lënë mbrapa edhe Italinë.

Edhe nëse do të llogariteshin miqësoret, skuadra e Mancini-t nuk do të dilte më mirë. Duke marrë parasysh gjithmonë 2018-ën, Gjibraltari ka regjistruar dy fitore, pasi ka mundur 1-0 Letoninë në “Victoria Stadium” marsin e kaluar. Për Italinë është vetëm fitorja kundër Arabisë Saudite dhe asnjë gëzim tjetër. Sigurisht, duhet llogaritur edhe niveli i kundërshtarëve, por duke parë se Nations League vë përballë skuadra që kanë vlera pak a shumë të barabarta, fitorja në transfertë e Gjibraltarit kundër Armenisë mund të krahasohet me atë të Italisë kundër Polonisë. Me një diferencë të vogël. E para ka ndodhur, e dyta akoma jo.

Related posts

KUMBULLA GJITTHNJË E MË LARG ROMËS/ Klubi i Serisë A shfaq interes për mbrojtësin e Kombëtares

Delo.autor

“CIGAN M*TI, SHPRESOJ QË FËMIJA YT TË VDESË NGA…”/ Sulmuesi i skuadrës së Serisë A bie pre e racizmit në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Juventus i ‘frikshëm’, gati të bëjë transferimin e bujshëm nga Premier League

Q.Autor

Leave a Comment