Bundesliga Futboll Sport

“U MASAKRUAN NGA HOLANDA”/ Hummels: Duket sikur jemi ekip AMATORËSH

Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por ka edhe disa aspekte negative. Veçanërisht në kohërat e futbollit të sotëm, ku të gjithë ndihen të lirë të thonë mendimin e tyre. Janë të shumta situatat e pakënaqshme që kanë ndikim më pas edhe në fushën e lojës: mungesë besimi, pesha e kritikave etj. Mats Hummels ka vendosur të bëjë mbrojtësin edhe ndaj sulmeve të shumta që po merr Gjermania e tij, veçanërisht pas humbjes 3-0 kundër Holandës. Sulme që kanë ardhur nga tifozët dhe shtypi.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich ka dhënë një intervistë për Sport1, në të cilën i përgjigjet atyre që po kritikojnë me ashpërsi kombëtaren. “Po sulmojnë gjithçka dhe këdo në këtë moment. Sipas mendimit tim, është një mungesë respekti”. Kampioni i botës në 2014-ën ka shpjeguar se, pavarësisht lojtarëve shumë të mirë që ka në ekip, skuadra po trajtohet nga mediat si një ekip amator.

“Nuk kemi patur fat dhe kemi gabuar para portës, por tre gola të pësuar janë shumë. Sipas mendimit tim, nuk kemi luajtur keq asnjë ndeshje pas Botërorit, por nuk kemi marrë rezultate të mira”. Gjithsesi, Hummels ka pranuar se gjermanët janë në vështirësi. “Nuk kemi bërë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës, por nuk kemi luajtur aq keq sa thuhet”.

Në fakt, nëse shikohen statistikat, Gjermania ka goditur 21 herë, por vetëm katër nga këto goditje kanë përfunduar në kuadratin e portës. Gjithashtu, skuadra e Low ka dominuar në mbajtjen e topit dhe në numrin e pasimeve të sakta. Në prag të ndeshjes së 16 tetorit kundër Francës, 29-vjeçari duket se stimulohet nga fakti se do të përballet me kampionët e botës në fuqi dhe beson se ky mund të jetë rasti i duhur për të bërë kthesën.

“Para së gjithash duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Duhet të fitojmë në Francë, nuk mund të fshihemi. Është rasti klasik ku duhet të marrim në dorë situatën”, ka thënë Hummels.

Related posts

FUNDJAVË POZITIVE PËR LOJTARËT SHQIPTARË NË EUROPË/ Ja si vlerësohen legjionarët

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Drejtuesit e Juventus në kërkim të një mesfushori, ja 3 pëlqimet e “bardhezinjve”…

Delo.autor

ÇMENDURIA NGA IRANI/ Kishte shkuar në stadium, tifozja djeg veten sepse u dënua me…

Delo.autor

Leave a Comment