Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Ja çfarë thotë Ramos për shkarkimin e Lopeteguit: Vendimi është marrë…

Real Madrid nuk ka dalë nga kriza e rezultateve madje është zhytur akoma më keq duke pësuar humbje të rëndë në “El Clasico”.

Barcelona u tregua shumë e mirë se mbretërit në Nou Camp duke e mposhtur me rezultat 5-1.

Kjo ka bërë që të flitet edhe për shkarkimin e trajnerit spanjoll, Julen Lopeteguit, i cili ka pranuar se humbja i faturohet atij.

Pas takimit ka folur kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, i cili tërthorazi ka pohuar se do të ketë ndryshime në stafin teknik.

“Ne jemi të vdekur për trajnerin, vendimi është marrë”, tha spanjolli duke shtuar se “Ne duhet të presim, ata nuk kanë thënë ende asgjë, ne duhet të reflektojmë dhe të kemi kokat e ftohta”.

“Ne duhet t’i respektojmë vendimet që janë bërë nga lart, është koha për t’u bashkuar. Ata po largohen për sa u përket pikëve dhe ne duhet të kthejmë një faqe të re”.

“Kjo nuk është koha për të fajësuar dikë, por ka shumë gjëra për të reflektuar. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë trajnerët. Është më mirë të qëndrosh mënjanë sepse janë situata delikate. Respekti fitohet dhe nuk imponohet. Ka trajnerë me të cilët kemi fituar tituj”, tha ai.

Related posts

Buffon: Italia duhet ta ftojë Balotellin

Q.Autor

SHUMË “YJE” PËR CHAMPIONS/ Ja formacioni i “çmendur” i Sarrit nën drejtimin e Juventus

Delo.autor

MPOSHTET NË IZRAEL/ Ekipi i Starovës eliminohet nga Europa League

Delo.autor

Leave a Comment