Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Shpërthen Gattuso në fund të ndeshjes, i vërsulet gjyqtarit (VIDEO)

Milani arriti të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Sampdorias të shtunën në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Gennaro Gattuso shpërtheu në fund të ndeshjes, pasi ishin konfirmuar 4 minuta lojë shtesë, kaluan edhe disa sekonda deri sa u dëgjua fishkëllima e fundit të gjyqtarit kryesor.

Mirëpo Gattuso u vërsul menjëherë drejt gjyqtarit të katërt, duke bërtitur për arsyen që nuk ishte përfunduar ndeshja në minutën e katërt, pasi Sampdoria kishte topin në pronësi.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme e Milanit, pas dy humbjeve me radhë, dhe nevrikosja e Gattusos në fund tregon për rëndësinë e madhe që kishte kjo fitore, për t’iu afruar sa më shumë zonës së Ligës së Kampionëve.

Related posts

6 VITE NGA “FLUTURIMI” FANTASTIK I VAN PERSIE/ Ndër golat më të bukur në Kupën e Botës

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ “Dhimbje koke” për Kovac, sa shumë kampionë në skuadër

Isa.Autor

Brazili në PANIK/ Ja çfarë thotë “ylli” brazilian për DËMTIMIN

Sadik.Autor

Leave a Comment