Futboll Sport

E PABESUESHME/ Klop, elozhe Shaqirit: E shijova, Xherdani u përfshi në gjithçka

Ishte njeriu i ndeshjes dhe Jyrgen Klop i jep meritat që i takojnë. Trajneri i Liverpulit vlerësoi me superlativa Xherdan Shaqirin pas fitores ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në “Anfield Road”.

Përjashtuar kualifikueset, Liverpuli nuk mposhtet në asnjë nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet Europiane (12 fitore, 5 barazime), duke shënuar 43 gola. Ekipi nuk pëson gol gjithashtu në 12 nga 15 ndeshjet e fundit në “Anfield Road” në të gjitha kompeticionet. “Plani ishte që të luanim vertikalisht. Nuk e dinim sesi do të mbronin ata. Donim të ishim shumë të lëvizshëm dhe të gjallë. Kur ndeshja u qetësua, ne luajtëm futboll dhe krijuam raste. Bëmë në çdo moment lëvizjet e duhura në momentet e duhura. Bëmë gjithashtu pasimet e sakta. Ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë dhe unë e shijova shumë. Ishte një ndeshje e bukur futbolli dhe një fitore e merituar.

sp-liverpul_620x0

Fabinjo ishte shumë lartë që nga minuta e parë, ndërsa Shaqiri u përfshi në gjithçka. Ai është me të vërtetë një futbollist i mirë dhe kjo ndihmoi. Mendoj se luajti shumë mirë”, tha trajneri gjerman. Në lidhje me renditjen në grup, ish-tekniku i Dortmundit komentoi: “Napoli dhe PSG barazuan 2-2. Por, mund ta imagjinoj sesa ndeshje e bukur ka qenë. Do të vazhdojë të mbetet një grup emocionues. Është shumë i fortë për të gjitha skuadrat. Duhet të jemi gati çdo ditë dhe shpresojmë që të jemi gati edhe pas dy javësh”.

Related posts

COPPA ITALIA/ “Buzëqesh” Allegri, ylli i Juventusit i gatshëm për sfidën ndaj Fiorentinës

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Tifozët gjejnë mënyrë për ta shikuar garën me vinça (FOTO)

Delo.autor

Milan planifikon përforcimet, këto janë kërkesat e Gattusos

Sadik.Autor

Leave a Comment