Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Klopp mahnitet nga Shaqiri: Askush nuk e di sa i mirë është ai

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk i ka ndalur lavdërimet për Xherdan Shaqirin, duke thënë se talenti i 27-vjeçarit është ende i panjohur. “Reds” e blenë shqiptaro-zviceranin ndërkombëtar për 13 milionë paund nga Stoke City, gjatë verës së këtij viti.
Shaqiri ka nisur të fitojë vend në formacionin e Liverpool, duke dhënë asiste në të dyja ndeshjet e fundit: fitoren 1-0 ndaj Huddersfield, në Premier League, dhe fitoren 4-0 ndaj Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve.
Klopp e vlerësoi 27-vjeçarin, pas fitores së të mërkurës ndaj serbëve, por e ka bërë këtë përsëri, përpara ndeshjes së Premier League të Liverpool, kundër Cardiff City, të shtunën. “Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, – tha trajneri gjerman.
Klopp e kujton Shaqirin si adoleshent te Bayern Munich gjatë kohës së tij si trajner i Borussia Dortmund. “Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bayerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm, – shtoi Klopp. – Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë.
Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stoke City. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpool. Ai ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”.

Related posts

ITALI-ANGLI/ Finalja dhe “Topi i Artë”, Sterling sfidon Jorginho

Delo.autor

MBROJTËSIT “VRASËS”/ RAMOS “kërcënon” Koeman si golashënuesi më i mirë i…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Synohet përmbysja ndaj Egnatias, trajneri i Kukësit ka gati kurthin

Delo.autor

Leave a Comment