Futboll Sport

E BUJSHME/ Napoli kërkon të kursejë, Hysaj në dilemë për rinovimin

Elseid Hysaj është në dilemë për të ardhmen e tij te Napoli. Mbrojtësi i kuqezinjve ndihet mirë në klubin napolitan, ku ai ka bërë hapa përpara dhe besimin ia ka shpërblyer ekipit me paraqitjet e tij.

Por ndërsa interesimi nga klubet e tjera është rritur, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kërkesat ekonomike të 24 vjeçarit, që tani kuron më shumë. Gjithashtu duhet thënë se në aspektin sportiv, me ardhjen e Ancelotti-t ai ka humbur pak besimin në ambientin napolitan, pasi luan më pak në krahun ku preferon, e gjithnjë e më shpesh po ulet në stol, siç ndodhi në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-së.

Menaxheri i futbollistit, Mario Giufredi, vazhdon të tregohet mjaft këmbëngulës në kërkesat që ka dhe ia ka bërë të qartë Napolit se nëse nuk ia plotëson kërkesat, atëherë klienti i tij do të largohet.

Chelsea e pret krahëhapur, pasi ish trajneri i tij Maurizio Sarri e vlerëson së tepërmi futbollistin. Hysaj kërkon një rrogë prej 3 milionë eurosh nga të kaltrit, ndërkohë që presidenti De Laurentis nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë për lojtarin, që nuk po luan më rregullisht.

Oferta e Napolit shkon deri në 2,5 milionë euro në sezon. Kështu, shuma prej 500 mijë eurosh man pezull arritjen e akordit. Një pikë tjetër është edhe klauzola e shitjes e cila shkon në 50 milionë euro. Të tjera takime priten mes palëve, por sipas medieve italiane, akordi është ende larg.

Related posts

Tri skuadra, që mund të shpallen kampione këtë fundjavë

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA NË KAMPIONAT/ Teuta mposht “Shkodranët” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

Batshuayi drejt largimit nga Chelsea, Sevilla e kërkon në huazim

Q.Autor

Leave a Comment