Futboll Sport

E PABESUESHME/ Klubi i njohur rumun interesohet për Armando Vajushin

Karriera e Armando Vajushit mund të rifillojë në kampionatin rumun të futbollit, pasi mesfushori shqiptar është në negociata me një nga klubet më të njohura në vend.

Sipas mediave italiane, CFR Cluj ka shfaqur interes për mesfushorin me tipare ofensive, i cili është pa skuadër dhe mund të firmosë kurdo nëse kalon testet fizike.

Vitet e fundit në kampionatin italian nuk kanë qenë të suksesshëm për Vajushin, i cili kaloi nga Pro Verçeli te Avelino, por pa qenë kurrë protagonist ashtu siç dëshironte ai, i ndalur vazhdimisht nga dëmtimet e shumta që e kanë shqetësuar gjatë gjithë karrierës.

Pas rënies së Pro Verçelit në Serinë C, lojtari ndërpreu marrëveshjen me klubin italian dhe ishte në kërkim të një skuadre të re.

Javën e kaluar, menaxheri i tij, Sokol Haxhia, ka qenë në Rumani dhe me sa duket, ka filluar negociatat për transferimin e lojtarit te CFR Cluj, kryesuese edhe e këtij kampionati që kërkon të përforcohet për të ruajtur vendin në fron.

Marrëveshja mund të finalizohet në ditët në vazhdim, duke i dhënë mundësinë Vajushit që të rifillojë në një kampionat të ri karrierën e tij, e cila e ka parë të luajë vetëm 31 ndeshje në 2 sezonet e fundit.

Related posts

PREJ DISA JAVËSH JASHTË FUSHAVE/ Sot iu nënshtrua operacionit, mbrojtësi mbyll aventurën me Interin

Delo.autor

E BUJSHME/ United OFRON 103 milion EURO për 27-vjeçarin e NAPOLIT, refuzohet oferta

Isa.Autor

Zhbllokohet rezultati në Laç, Skënderbeu kalon në avantazh me Sowe (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment