Futboll Sport

PSG-Napoli dhe momenti që po çmend rrjetet sociale (VIDEO)

Napoli i ka shkuar shumë afër fitores në ndeshjen e Champions League të luajtur kundër PSG-së mbrëmjen e së mërkurës. Francezët kanë shpëtuar falë një goli magjik të Di Maria, por momenti që po çmend rrjejet sociale ka qenë një lëvizje e bërë në mbrojtje nga Koulibaly.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 74-t, kur ndeshja ishte akoma 1-1. Mbappe është zhvendosur nga krahu i djathtë në të majtin për të mos i dhënë pika referimit lojtarit që e mbulonte. Kur ka marrë topin në krahun e djathtë, afër tij ka shkuar menjëherë Koulibaly.

Francezi është ndalur dhe përballë tij është shfaqur edhe Mario Rui. Ky është i fundit është larguar pak për të ruajtur distancat dhe për të mos u kaluar nga sulmuesi. Koulibaly nuk e ka kuptuar qllimin e shokut të skuadrës, duke e hedhur këtë të fundit drjet francezit.

Një lëvizje e kotë, sepse Mbappe ka qenë më i shpejtë dhe ka arritur të krosojë. Një skenë argëtuese, por që tregon dëshirën e madhe të Napoli-t për të marrë një rezultat pozitiv në Paris.

Related posts

THEKSON DËSHIRAT E BARCELONËS/ Valverde: Duam një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur

Delo.autor

SKANDALI/ Arrihet marrëveshja: Futbollistët danezë rikthehen te kombëtarja

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United nuk heq dorë nga 100 milionëshi, sulmi i radhës do të jetë në verë

Delo.autor

Leave a Comment