Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ REALI ka gati planin: Do të largojë BALE në muajin janar, vjen “ylli” i Man United

Kur Gareth Bale filloi të “zinte rrënjë në stol”, por Real Madrid tha “mjaft”. Me largimin e Cristiano Ronaldos nga “Los Blancos”, ai u shndërrua në një lider dhe filloi të justifikojë koston e lartë të nënshkrimit të tij pesë vjet më parë.

Mundësia i erdhi, por tashmë që nuk ka një rival të drejtpërdrejtë brenda në skuadër, po përballet me një tjetër problem: lëndimet e njëpasnjëshmet dhe Florentino Pérez nuk dëshiron që të presë më gjatë për të parë formën më të mirë të lojtarit të tij. Uellsiani nuk e ka pasur kurrë më parë këtë shans për të justifikuar shumën e lartë që është blerë, por kësaj here asgjë nuk është në dorën e tij.

Të vetëdijshëm që një gjë e tillë do t’u kthehet në një problem, drejtuesit e “Los Blancos” kanë një plan dhe për këtë i vjen në ndihmë Tottenham. Pérez ka kërkuar që në skuadër të ketë Harry Kane, por shuma prej 200 milion euro që kërkon klubi i duket e “frikshme”. Siç shkruajnë mediat spanjolle, presidenti po planifikon që të shesë Bale tek Manchester United në merkaton e janarit. Pavarësisht asaj që po ndodhë me Mourinhon, “Djajtë e Kuq” e konsiderojnë 29-vjeçarin si një pjesë themelore për projektin e tyre, dhe paratë që do të marrin nga anglezët do t’i përdorin për të realizuar ëndrrën e Perez.

Dhe lojtari kyç në këtë operacion është … Marcus Rashord. 21-vjeçari për shumë klube në Angli, shihet si e ardhmja e futbollit, por nuk është në planet e Mourinhos. Arsenali dhe Chelsea janë në garë për të, por nga ana tjetër edhe ekipi i Pocchetino-s. Në këtë formë, Tottenham do e ketë më të lehtë që të lejojë Kane që të largohet pasi e kanë tashmë zëvendësuesin e tyre.

Related posts

International Champions Cup / Bayern dhuron spektakël dhe i jep “leksion” PSG

Isa.Autor

NGA LAMTUMIRA TEK RINOVIMI/ Muller zbulon të vërtetën: Ka qenë e vështirë dhe natyrisht më ka bërë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid drejt divorcit me Bale, ja dy klubet e mëdha të interesuar

Delo.autor

Leave a Comment