Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Aventura e Arturo Vidal te Barcelona mund të mbyllet që në janar, pasi lojtari që u mor me shumë bujë në merkaton e verës nga Bayern Mynih nuk arrin të gjejë hapësira te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde. Mediat spanjolle konfirmojnë se drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë nisur kontaktet me 3 ekipe “big” në Europë për të gjetur një sistemim për mesfushorin 31-vjeçar, që më shumë gjasa do të largohet që në merkaton e janarit.

Manchester United, Juventus dhe Arsenal janë kontaktuar nga drejtuesit e klubit spanjoll, duke ofruar kilianin në formë huazimi apo shitje me një çmim të arsyeshëm. Kiliani ka luajtur vetëm 6 ndeshje me Barcelonën edhe ato më së shumti si zëvendësues apo është zëvendësuar, duke mos gjetur dot një vend si titullar. Juventus duket se është interesuar më së shumti për kilianin, ndaj në janar mund të kemi një rikthim me fanellën bardhezi.

 

Related posts

ZBULOHET AXHENDA E SUPERIORES/ Mësohen si ndahen ndeshjet e javës së 13. Ka edhe një derbi të kryeqytetit

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron Verstappen: Mercedesi im është një përbindësh

Delo.autor

POGBA TEK REAL MADRID? Zinedine Zidane me përgjigjen e tij po i “trullos” të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment