Formula 1 Sport

“BËM BABA TË TË NGJAJË”/ Djali i Shumakerit shpallet kampion bote

Mik Shumaker, djali i legjendës Mikael Shumaker, u shpall dje zyrtarisht kampion i Europës në Formula 3. Piloti 19-vjeçar i skuadrës Prema u rendit i dyti në garën e djeshme që u zhvillua në Hokenhaim, por kjo i mjaftoi për të fituar titullin kampion, pasi Mik është shkëputur shumë nga vendi i dytë që mbahet nga Dan Tiktum dhe tashmë titulli ka ardhur edhe matematikisht.

Kështu, djaloshi i ri i familjes Shumaker duket se po ndjek gjurmët e babait, pasi edhe Mikael para se të kalonte në Formula 1, është shpallur kampion në Formula 3, në moshën 21- vjeçare. Djali i Shumit e arrin këtë sukses 2 vite më herët dhe në këtë kampionat ka treguar një nivel të lartë, duke triumfuar në tetë gara.

Tashmë, Mik ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe, nëse vazhdon me këto ritme, shumë shpejt për të do të vijë edhe ftesa nga Formula 1, aty ku babai i tij ka shkruar historinë me 7 tituj të fituar.

 

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Dinamo pretendoi për një penallti, por shikoni golin e rregullt që iu anulua Vorës (VIDEO)

Delo.autor

TENSION ME MORATËN/ Alegri çudit: E nxora sepse luajti… bukur

Delo.autor

ËSHTË GOLASHËNUESI I TRETË MË I MIRË TEK MILAN/ Mesfushori Castillejo: Po shënoj më shumë falë…

Delo.autor

Leave a Comment