Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Berlusconi i hedh “benzinë zjarrit”, jep këtë deklaratë KUNDËR MILANIT

Milani po kalon javën më të vështirë të sezonit, pasi ka regjistruar dy humbje radhazi, fillimisht në derbi dhe më pas në Europa League përballë spanjollëve të Betisit.

Ajo që ka shqetësuar më shumë, ka qenë loja e Milanit dhe pikërisht për këtë arsye, janë hedhur pikëpyetje të mëdha edhe mbi të ardhmen e trajnerit Gattuso, që pritet të përcaktohet pas sfidës së nesërme me Sampdorian.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit, ka menduar ish presidenti legjendar i Milanit, aktualisht pronar i Monzës në Serinë C, Silvio Berlusconi, i cili ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë për mënyrën e lojës të kuqezinjve.

“E ndjek shpesh Milanin, ndonëse nuk më pëlqen aspak mënyra se si luajnë. Përdorin një skemë, ku sulmuesi kryesor, Higuain, merr shumë pak topa dhe normalisht që nuk arrin as të shënojnë. Më vjen keq për këtë situatë, por vendimi për Gattuson u përket drejtuesve të skuadrës dhe unë nuk kam ndërmend të përfshihem”, u shpreh Berlusconi.

Ish presidenti i Milanit foli edhe për klubin e tij aktual, Monzën, duke theksuar se plani është që ta sjellë klubin në Serinë A, sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

E BUJSHME/ “Zhveshën” edhe prezantuesen Diletta Leotta, një shqiptar në bandën që po gjykohet në Milano

Delo.autor

HUMBJA NË “SUPERKUPËN E ITALISË”/ Romagnoli zbulon favorin që arbitrat i bënë Juventusit

Delo.autor

Arriti fitoren e parë në kampionat, DURO tregon suksesin: Gjeta gati lojtarët

Isa.Autor

Leave a Comment