Futboll Sport

PËRLESHJE SI LUFTË/ Luhet me dyer të mbyllura por 100 POLICË ruajnë… lojtarët (VIDEO)

Për këtë arsye, drejtuesit e federatës argjentinase të futbollit duke dashur të shmangin dhunën dhe tensionin, vendosën që ta spostojnë ndeshjen në Buenos Aires, 300 kilometra më larg. I vlefshëm për Kupën e Argjentinës, takimi i të enjtes nuk do të ketë të pranishëm në stadium asnjë prej dy tifozerive, të konsideruara si të rrezikshme për sigurinë publike.

Për kujtesë, në vitin 2014, trazirat mes tyre pas një derbi të fituar nga Rosario, u mbyllën me dy viktima…

Por pavarësisht se nuk do të ketë asnjë këmbë tifozi në stadium, për sigurinë e takimit do të impenjohen plot 100 oficerë policie! Autoritetet janë aq të shqetësuar për këtë ndeshje sa që i druhen edhe problemeve që mund të kenë lojtarët e të dy skuadrave me njëri-tjetrin. Sherret masive në të shkuarën nuk kanë munguar dhe askush nuk dëshiron që të përsëriten.

Praktikisht do të ketë 2 policë për çdo pjesëtar të dy klubeve, duke përfshirë këtu 22 titullarët, rezervat, trajnerët dhe stafet e tyre… Vetëm në Argjentinë!/EDS/

Për të krijuar një ide mbi derbin e Rosarios, shikooni disa video si më poshtë

Related posts

SHIFRAT/ Ronaldo, më i mirë se Haaland në 2023

F.autor

Sot janë Krishtlindjet, por ja kush është skedina që ju bën me lekë

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli në krizë prej COVID-19, FIFA ka gati dy vendimet e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment