Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Drejtoi 1 prej klubeve më të fuqishme në botë, ish-presidenti i rikthehet futbollit

Ish-presidenti i Interit Massimo Moratti duket se do t’i kthehet shpejt futbollit. Njëri prej industrialistëve më të fuqishëm në Itali është propozuar së fundmi si kandidat për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.

E çuditshmja është se 73-vjeçari është propozuar nga njëri prej rivalëve më të mëdhenj në futboll, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, i cili kryesoj Këshillin e Klubeve Europiane.

Idesë së Agnellit i është bashkuar dhe presidenti i ligës italiane të futbollit Seria A Gaetano Micciche.

Moratti i drejtoi Interit për 21 vite me radhë duke investuar fuqishëm në shndërrimin e Interit në njërën prej skuadrave më të forta të Italisë dhe Europës. Gjatë presidencës së tij, zikaltërit fituan 5 tituj kampionë dhe Champions League-ën në vitin 2010.

 

Related posts

FINALE E ÇMENDUR! Shihni golat në super ndeshjen Spanjë-Francë (VIDEO)

Delo.autor

Rino Gattuso paralajmëron Napolin dhe nuk gjykon Buffon

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI PREK FORMULA 1/ Rasti i parë te McLaren, në rrezik gara e Australisë

Delo.autor

Leave a Comment