Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit realizon dopietë në sfidën ndaj… Çekiçit (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, vijon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit me fanellën e Trabzonsporit. Futbollisti ganez realizoi dopietë në minutat 8 dhe 28-të, në sfidën ndaj Ankaraguçusë të Endri Çekiçit.

Mesfushori pogradecar ishte titullar në këtë përballje, ku ekipi i tij u mposht me rezultatin 4-1. Shqiptari u zëvendësua në minutën e 71-të të sfidës.

Ndërkohë për sa i përket Ekubanit, me dopietën e sotme, ai u ngjit në kuotën e 8 golave, në 29 javë kampionat, si dhe ka dhënë 3 asiste për gol.

Trabzonspori ndodhet në vendin e 4-t me 52 pikë, ndërkohë që Ankaragucu e Çekiçit lufton për mbijetesë, me 29 pikë në 28 ndeshje.

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

Gjici: Turp për Fenerbahçen, trajnerë si Pakult janë të rrallë

Q.Autor

KOMENT/ Varfërohet futbolli europian, eksodi i legjendave nga Iniesta e deri te Buffon

Sadik.Autor

PROVAT/ Bagazhet në avion, rezervimi i hotelit dhe tamponët në Torino. Ja si Napoli apelon 3-0…

Delo.autor

Leave a Comment