Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Drejtoi një JETË të tërë ekipin e madh, trajneri i njohur bën rikthimin BEFASUES

Arsene Wenger është një personalitet në botën e futbollit. Pavarësisht se sukseset në dhjetëvjeçarin e fundit i kanë munguar teknikut francez, filozofia e tij e lojës dhe koncepti për futbollin e bëjnë një ndër trajnerët më të respektuar në histori. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit vendosi të mbyllte kapitullin me “Topçinjtë” në fund të sezonit të kaluar duke u tërhequr përkohësisht nga trajnimi i skuadrave.

Në një prononcim të fundit për gazetën gjermane “Sport Bild”, 68-vjeçari njoftoi se do t’i kthehet pas disa muajsh trajnimit, por nuk ka zbuluar se cilën skuadër apo përfaqësuese do të drejtojë në të ardhmen.

“Po, duket se do të kthehem në 1 janar. Nuk e di ende se ku do të shkojë. Kam pushuar dhe jam gati t’i kthehem punës përsëri. Ka shumë federata dhe kombëtare që janë interesuar, mund të shkoj edhe në Japoni. Falë 22 viteve në Arsenal, kam shumë përvojë në nivele të ndryshme. Kam oferta nga gjithandej në botë”, bën me dije Wenger.

Gjatë merkatos së verës, ai u pa si kandidat i mundshëm për të pasuar Zinedine Zidane te Real Madridi, por tani në situatën në të cilët ndodhet Bayern Munich, francezi është rreshtuar në krah të pretendetëve për të marrë stolin e bavarezëve.

Related posts

Cagliari-Fiorentina, vendasit s’fitojnë në kampionat prej 4 ndeshjesh

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA JUVENTUS/ Lojtari i “Katalanasve” kalon në Bundesliga tek…

Delo.autor

ANGLIA E BASHKUAR, SEKRETI ËSHTË KANE/ Mediat zbulojnë surprizën, kapiteni organizoi një barbeky me birra

Delo.autor

Leave a Comment