Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ Futi në sherr Barcelonën dhe Romën, braziliani joshet nga INTERI

Arturo Vidal arriti te Barcelona në fillim të gushtit, pasi ra dakord me Bayernin për një transferim prej 18 milionë eurosh, plus 3 milionë në formë variablash. Që atëherë, ai ka luajtur më pak se e kishte imagjinuar. Disa orë para se Malcolm të bashkohej me katalanasit, ish-lojtari “girondins” kishte një marrëveshje të arritur me Romën dhe në momentin e fundit e ndryshoi fatin e tij. “Bileta” e tij kushtoi 41 milionë euro. Por, braziliani po luan më pak se kileni te Barcelona.

Duke pasur parasysh se është 31 vjeç dhe ka kontratë me Barcelonën deri më 2021, Vidal e mendon edhe pensionimin e parakohshëm në vendin e tij. Prandaj, situata e Malcom është shumë më delikate, sepse është në fillimet e karrierës dhe duhet të luajë patjetër.

Me trajnerin Ernesto Valverde duket se nuk do ta ketë të lehtë, nisur edhe nga konkurrenca që ka te blaugranët. Për pasojë, nuk do të ishte kundër për ndonjë huazim. Një version që mund t’iu përshtatet të dyja palëve: Barcelonës dhe vetë lojtarit.

Piero Ausilio, drejtori teknik zikaltër, dhe Luciano Spalletti, trajner i Interit, u përpoqën të nënshkruajmë me këtë futbollist para Monchi (Roma), por Abidal, në menaxhimin e tij të parë të madh blaugrana, u tregua më i shkathët se të gjithë. Interi nuk mundi të konkuronte ekonomikisht, por nuk e kanë harruar Malcom.

Dhe duke pasur parasysh se me Valverde ai ka luajtur vetëm 25 minuta, kanë vendosur të lëvizin drejt brazilianit. Synimi është për ta huazuar atë, sikurse bënë sezonin e kaluar me Rafinha. Në kushtet kur lojtari ka më shumë minuta aktivizim me kombëtaren sesa me Barçën, ai do ta mirëpriste huazimin te zikaltrit e Seria A. Parësore për të është të luajë rregullisht.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia rihap sfidën, Rashford është perfekt nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

TJETËR ARGJENTINAS NË MBROJTJE TË MESSIT/ Iku koha e Maradonës, “pleshti” është…

Isa.Autor

ROMARIO, CRUYFF DHE NUMRI 10/ Braziliani tregon historinë epike të Barcelonës: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Delo.autor

Leave a Comment