Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Ardit HILA: Partizani i etur për TITULLIN. Punoj çdo ditë për të qënë pjesë e Kombëtares

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të rëndësishmë ku tashmë ekipet pretendente kanë treguar “muskujt” për të prirë drejt titullit kampion. Ekipi i cili po tregon nga dita në ditë se mund të ngre në fund të sezonin trofeun e lakmuar pas 26 vitesh është Partizani.

Të kuqtë ditën e djeshme “likujduan” edhe Kukësin duke marshuar në krye të renditjes. Ekskluzivisht për AlpeNews.al, mesfushori Ardit Hila tregon atmosferën dhe sekretet tek ekipi i drejtuar nga Skëndër Gega.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Hila, Partizani tregoi edhe një herë tjërër se është një skuadër që realisht duket më favorite për të fituar titullin kampion. I qëndroni këtij mendimi?
Jemi një skuadër e konselinduar. Fitorja me Kukësin ishte më shumë se tre pikë. Kjo për shumë arsyeje. Në radhë të parë për të treguar që nuk jemi rastësisht në vend të parë dhe së dyti për të lën pas një kundërshtar direkt në luftën për titullin kampion. E pregatitën deri në detaj ndeshjen dhe në fund morën atë që realisht meritonim. Ajo që mund të them aktualisht është momenti pozitiv i Partizanit ne do i marim ndeshjet një e nga një dhe më pas do bëjmë llogaritë.

2- Mundët Kukësin duke qënë një ekip pragmatist. Ku qëndron sekreti i këtij Partizani?
Partizani është një në gjithçka bën si në fushën e lojës edhe jashtë saj. Skuadra ka një harmoni dhe futbollistët mundohen të japin maksimumin për të shpërblyer klubin dhe trajnerin Gega.

3- U ambjentuat shumë mirë që në fillim duke qënë një titullar i padiskutueshëm. Si është atmosfera tek skuadra?
Ambjentimi ishte i lehtë pasi pjesën më të madhe të futbollisteve që ka aktulaisht Partizani i kam miqë. Fokusimi për të bërë maksimumin dhe ambicja për ti mar vetes më të mirën ka bërë që të kem qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.

4- Sa e lehtë është për ju që të keni partner në mesfushë lojtarë si Mala apo edhe Telushi?
Jam me fat që luaj me 2 nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Me Telushin kuptohem me “sy mbyllur”, ndërkohë Mala është gjithmonë aty për të më ndihmuar si në manovrat sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.

5- Cili është objektivi i Partizanit?
Partizani është Partizan dhe gjithmonë e fillon kampionatin për të arritur maksimumin. E thashë edhe më lart e rëndësishme është vazhdimsia më pas për të bërë llogari.

6- Kë shikoni si rival për titull?
Rivalët për titull këtë sezon janë të shumë, kjo si pasojë e rivalitetit të lartë që kanë treguar të gjitha skuadrat. Ky sezon po tregon se është spektakolar dhe i tillë do jetë deri në fund. Diferencat do ti bëjnë episodet. Kush gabon më pak do ketë shansin të jetë edhe fitues në fund të sezonit.

7- A besoni se me paraqitje të mira mund të vishni edhe fanellën e kombëtares?
Shpresoj dhe besoj. Kush nuk do donte të vishte fanellën e kombëtres. Punoj çdo ditë që pse jo të jem një lopjtarë i kombëtares kuqezi.

8- Strategu i Partizanit është trajneri Gega. Si ju motivon në stërvitje dhe çfarë marrdhënie ka ai me lojtarët?
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar një personalitet si Gega. Një trajnerë fjalë pak dhe punë shumë. Mundohet ti marë maksimumin vetes dhe lojtarëve që ka në dispozicion.

9- Në fund, cili është idhulli juaj?
Jam inspiruar gjithmonë nga mesfushori anglez Lampard. Një regjizor i shkëlqyer në mesfushë një njeri i madh si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj.

Përgatiti:Alpenews.al

Related posts

E PABESUESHME/ Mayweather dhe DJ Khaled në telashe, përfundojnë në gjyq për…

Isa.Autor

Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Sadik.Autor

LAÇI shpërdoron shumë/ Kukësi në avantazh me një gol të MELOS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment